Programi i Qeverisjes Vendore nė Shqipėri (LGPA) inkurajon dhe lehtėson rritjen e ekonomisė vendore nė bashkitė partnere pėr tė rritur investimet, pėr tė krijuar vende tė reja tė punės, pėr tė rritur tė ardhurat me synimin kryesor zgjerimin dhe zhvillimin e tė ardhurave nga taksat vendore. LGPA ofron edhe asistencė teknik si dhe trajnim nė vendin e punės pėr personelin e bashkive partnere nė njė sėrė ēėshtjesh vendore, pėrfshirė vjeljen e taksave, menaxhimin e pronave, buxhetimin, prokurimin, dhe ofrimin e shėrbimeve me qėllim pėrmirėsimin e efikasitetit tė menaxhimit ndėrkohė qė krijon njė mjedis miqėsor investimesh pėr biznesin.
Arritjet kryesore janė realizuar nė tre Komponentėt e Projektit: Rritja e Ekonomisė Vendore, Qeverisja Vendore, dhe Angazhimi i Sektorit Privat dhe Shoqėrisė Civile. Mė poshtė jepet njė pėrmbledhje e kėtyre arritjeve.
Komponenti 1: Rritja e Ekonomisė Vendore. Nėn kėtė komponent tė parė, LGPA po lehtėson rritjen e ekonomisė vendore nė bashkitė partnere. Tė gjitha bashkitė partnere kanė krijuar Komitetet e Zhvillimit tė Ekonomisė Vendore dypalėshe me pėrfaqėsim nga tė gjithė aktorėt e interesuar, pėrfshirė kėtu pėrfaqėsues nga sektori publik, sektori privat si dhe shoqėria civile. Komitetet e Rritjes sė Ekonomisė Vendore kanė hartuar njė vizion strategjik pėr zhvillimin e ardhshėm ekonomik pėr bashkitė e tyre si dhe pėrcaktuan pėrparėsitė pėr veprimet e menjėhershme nė kontekstin e njė plani afatshkurtėr tė zhvillimit ekonomik. Komitetet kanė evidentuar edhe mundėsitė pėr pėrmirėsim tė menjėhershėm tė shėrbimeve publike me qėllim tėrheqjen e investimeve. Planet e veprimit pėrditėsohen ēdo vit pėr tė pasqyruar punėn e realizuar nė secilėn bashki partnere dhe pėr tė rishqyrtuar pėrparėsitė pėr vitin pasardhės.
Veprimtaritė e Komponentit 1 gjatė Vitit 1 dhe 2 kanė pėrfshirė rritjen e ndėrgjegjėsimit dhe ndėrtimin e kapaciteteve nė kuadėr tė ligjit pėr huamarrjen vendore, i cili u miratua dhe hyri nė fuqi nė muajin shkurt tė vitit 2008. Aftėsitė praktike dhe ndėrgjegjėsimi nė lidhje me ligjin e ri tė huamarrjes u pėrēuan tek pėrfituesit me anė tė njė sėrė seminaresh dhe trajnimesh. Mė shumė se 100 punonjės tė bashkive dhe drejtues tė tyre u ndėrgjegjėsuan si pėr pėrparėsitė ashtu edhe pėr rreziqet e mundshme qė dalin kur bashkitė marrin hua nga sektori privat apo banka tė ndryshme.
Si rezultat i seminareve dhe ndihmės nė dokumentimin e projekteve nga LGPA, disa bashki kanė arritur tė formulojnė projekte tė mundshme zhvillimi si dhe tė mundėsojnė njė interes tė madh financiar nga bankat. Deri nė muajin maj 2010, dy bashki partnere, Bashkia e Fushė-Krujės dhe Bashkia e Korēės, kanė arritur marrėveshje huaje me dy banka tregtare pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės nė qytetet e tyre. Pėrveē kėsaj, janė edhe 7 bashki tė tjera nė procesin e miratimit tė huave pėr bashkitė.
Nė fushėn e planifikimit urban, LGPA ka ndihmuar Bashkinė e Kukėsit dhe Bashkinė e Fushė-Krujės pėr hartimin e planeve mbarė-qytetėse rregulluese urbane. Nė tė dy kėto qytete, planet janė miratuar nga kėshilli bashkiak dhe tashmė po presin miratimin nė nivel kombėtar.
Janė kryer edhe disa studime urbane tė pjesshme. Nė qytetin e Fierit, asistenca e Programit LGPA u pėrqendrua nė pėrgatitjen e njė plani zbatimi, nė pėrputhje me planin rregullues ekzistues urban, pėr zhvillimin e qendrės sė transportit, (Parku i Transportit), si njė gjenerues i zhvillimit ekonomik pėr qytetin. Nė qytetin e Kukėsit, u hartua njė projekt pėr njė propozim tė financueshėm zhvillimi pėr rindėrtimin e tregut industrial tė qytetit. Nė qytetin e Korēės, u hartua njė plan urban pėr ri-ndėrtimin e stadiumit ekzistues me qėllim zgjerimin e tij pėr ta bėrė atė njė "Planet Sportesh" me cilėsi olimpike, nė tė cilin janė parashikuar njė sėrė mjedisesh sportive. Ky studim u paraqit nga Bashkia e Korēės nė Panairin "Expo Real" nė Gjermani nė vjeshtėn e vitit 2008. Nė qytetin e Fushė-Krujės, u krye njė studim fizibiliteti pėr ngritjen e njė tregu shumice pėr frutat dhe perimet. Sė fundi, nė qytetin e Gramshit, u realizua njė studim fizibiliteti pėr thertoren e qytetit.
Miratimi mjedisor pėr zgjerimin e "vijės sė verdhė" nė qytetin e Lezhės u sigurua nė shkurt tė vitit 2009 nga zyra qendrore e Ministrisė sė Mjedisit si dhe nga zyra rajonale e po kėsaj ministrie, si rezultat i njė studimi tė financuar nga LGPA pėr ndikimin mjedisor. Miratimi i vijės sė verdhė ishte njė kusht i nevojshėm pėr fillimin e njė studimi tė plotė dhe tė gjithanshėm pėr Planin Rregullues Urban pėr kėtė qytet dhe qė do tė financohet me njė grant nga qeveria italiane.
Partneriteti Publik-Privat ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer pėr sektorin publik dhe atė privat pėr tė bashkėpunuar pėr arritjen e qėllimeve me pėrfitim tė ndėrsjellė dhe qė nxit zhvillimin ekonomik dhe/ose pėrmirėsimin e shėrbimeve publike. Programi LGPA ka mbėshtetur zhvillimin e partneriteteve publik-privat nė disa bashki partnere. Bashkia e Korēės ka nisur njė partneritet tė tillė pėr ndėrtimin e njė kompleksi rezidencial me hapėsira pėr pėrdorim tė gjithanshėm (pėrfshirė kėtu edhe strehimin e tė pastrehėve tė regjistruar nė kėtė qytet) si dhe me hapėsira pėr dyqane dhe shėrbime tregtare. Bashkia do tė kontribuojė me njė sipėrfaqe toke prej 40,000 m2 pėr kėtė projekt dhe si shpėrblim do tė marrė apartamente banimi qė do tė pėrdoren pėr strehimin e familjeve tė pastreha. Po ashtu, Bashkia e Korēės vuri nė zbatim partneritetin publik-privat pėr organizimin e Karnavalit tė Dimrit nė vitin 2010. Pėrveē kėsaj, edhe tre qytete, si Librazhdi, Gramshi dhe Fieri, organizuan ditėn e pastrimit tė tė gjithė qytetit nė bashkėpunim me bizneset vendase dhe grupet e qytetarėve.
Nė disa qendra turistike, Programi LGPA po mbėshtet ngritjen e Zyrave tė Informacionit Turistik (ZIT), nė formėn e partneriteteve publik-privat duke ndėrthurur pjesėmarrjen e bashkisė dhe industrisė sė turizmit. Nė tetor tė vitit 2009, nė Pogradec u hap njė zyrė e informacionit turistik nė bashkėpunim me agjencinė e reklamave "Ēelėsi" sh.p.k. Nė mars tė vitit 2010, po kjo agjenci dhe Bashkia e Shkodrės bashkėpunuan pėr tė ngritur njė zyrė tė informacionit turistik nė kėtė qytet. Agjencia tjetėr e reklamave, "Step" bashkėpunoi me Bashkinė e Korēės pėr hapjen e zyrės sė informacionit turistik nė janar tė vitit 2010. Programi LGPA po punon edhe me Bashkinė e Lezhės dhe Bashkinė e Elbasanit pėr hapjen e zyrave tė informacionit turistik.
Komponenti 2: Qeverisja Vendore. Programi LGPA po ofron asistencė teknike dhe trajnim nė vendin e punės nė 10 bashkitė partnere pėr njė sėrė ēėshtjes, pėrfshirė kėtu regjistrimin e bizneseve, prokurimin publik, teknikat e planifikimit me pjesėmarrje, administrimin e taksave, administrimin e pronave, dhe pėrmirėsimin e shėrbimeve.
Nė lidhje me regjistrimin e biznesit, Programi LGPA ka blerė dhe instaluar pajisje kompjuterike dhe komunikimi si dhe programet pėrkatėse pėr tre zyrat e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit (QKR) nė Lezhė, Pogradec dhe Vlorė. Pėrveē kėsaj, Programi LGPA ka kryer njė sėrė seminaresh pėr personelin tatimor dhe financiar tė 10 bashkive partnere, me qėllim informimin e tyre nė lidhje me llojet e tė dhėnave qė ofrohen nga zyrat e QKR-sė si dhe pėr ndryshimet procedurat vendore tė regjistrimit dhe administrimit tė taksave qė kanė ardhur si rezultat e prezantimit tė procedurave tė Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit. Nė faqen tonė tė internetit mund tė shkarkohet manuali i trajnimit me titull "
Trajnimi pėr Kuadrin Ligjor dhe Rolin e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit (QKR)".
Pėr punonjėsit dhe operatorėt ekonomikė tė tė gjitha bashkitė partnere u kryen trajnime me dy pjesė nė lidhje me ndryshimet nė ligjin shqiptar tė prokurimit dhe nė procedurat pėrkatėse tė kėtij ligji si dhe pėr zbatimin e sistemit tė ri tė prokurimit elektronik. Nė faqen tonė tė internetit mund tė shkarkohet manuali i trajnimit me titull "
Materiale tė Trajnimit tė Prokurimit Publik".
LGPA organizoi dhe realizoi seminare trajnimi nė vjeshtėn e vitit 2008 pėr personelin e bashkive nė lidhje me administrimin e taksave. Kursi i trajnimit u pėrqendrua nė pėrmirėsimin nga drejtoritė e taksave tė ligjit nė fuqi pėr taksat si dhe rritjen e kapacitetit tė tyre pėr parashikimin e tė ardhurave vendore nga taksa dhe tarifa tė ndryshme vendore. Nė janar 2009 u botua manuali pėr administrimin e taksave vendore, "
Udhėzime pėr Administrimin e Taksave dhe Tarifave Vendore" dhe mund tė shkarkohet nga faqja jonė nė internet.
Programi LGPA instaloi pajisje dhe programe kompjuterike me vlerė mbi 370,000 dollarė amerikanė pėr drejtoritė e taksave nė bashkitė partnere. Programi i ri kompjuterik (softueri) i mundėson bashkive administrimin mė efikas dhe tė efektshėm tė shėrbimeve dhe vjeljes sė taksave qė, nga ana tjetėr, do tė sjellė si rezultat mė shumė tė ardhura pėr qytetin si dhe shėrbime mė tė mira pėr qytetarėt e tij.
Pėr pesė bashki partnere (Shkodra, Lezha, Fieri, Korēa dhe Pogradeci) u realizuan broshura dhe fletėpalosje tė veēanta pėr secilėn bashki nė lidhje me taksat dhe tatimet. Tre fletėpalosjet dhe broshura e realizuar pėr secilin qytet japin hollėsi pėr detyrimet tatimore vendore pėr bizneset dhe qytetarėt si dhe ofrojnė informacion pėr bizneset nė lidhje me kontabilitetin dhe bilancet e tyre.
Nė muajin nėntor 2009, u organizuan seminare rajonale pėr 65 bashki nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave pėr buxhetimin afatmesėm. Trajnimi u pėrqendrua nė rritjen e aftėsisė sė bashkive pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė reja ligjore pėr hartimin e buxheteve afatmesme, pėrfshirė kėtu hartimin e parashikimeve pėr tė ardhurat dhe shpenzimet dhe pėrdorimin e formateve dhe shablloneve tė reja tė buxhetimit afatmesėm. U hartuan plane tė investimeve kapitale pėr Bashkinė e Korēės dhe Bashkinė e Gramshit me asistencėn e Programit LGPA.
Nė muajin shkurt 2009 u botua "
Manuali i Menaxhimit tė Pronave", nė tė cilin jepen teknika me referencat pėrkatėse ligjore, nocionet bazė si dhe udhėzime procedurale pėr t'u ndjekur nga punonjėsit e bashkisė nė procesin e administrimit tė pronave. Ky manual mund tė shkarkohet nga faqja jonė e internetit nė faqen e botimeve. Manuali pėrfshin edhe regjistrin e pronave, njė mjet pėr bashkitė pėr tė hartuar me saktėsi inventarin e pronave tė bashkisė si dhe pėr tė kontrolluar herė pas here tė dhėnat pėr secilėn pronė.
Pėrveē kėsaj, Programi LGPA ofroi asistencė teknike pėr pesė bashki (Gramshin, Korēėn, Lezhėn, Librazhdin dhe Pogradecin) pėr hartimin e skedarėve tė plotė tė pronave pėr tė gjitha pronat e transferuara sė fundi si dhe pėr tė kryer verifikime nė terren duke i mundėsuar atyre regjistrimin e pronave nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Po ashtu, Programi LGPA i ofroi asistencė teknike kėtyre bashkive pėr ngritjen e sistemit tė Menaxhimit tė Pronave me sistemit elektronik satelitor GIS, nė tė cilin evidentohen pronat e bashkisė qė janė tė disponueshme pėr qėllime ekonomike (si dhėnie me qira, shitje, koncesione, partneritet publik-privat, etj.). Katalogėt e pronave po pėrdoren nga bashkitė pėr tė tėrhequr investues tė mundshėm dhe pėr tė pėrmirėsuar strategjitė e administrimit tė pronave tė tyre.
Janė kryer edhe audite tė efikasitetit tė energjisė nė dy ndėrtesa nė pronėsi tė Bashkisė sė Korēės (nė shtėpinė e personave me aftėsi tė kufizuara dhe nė njė shkollė publike) si dhe nė njė kopsht nė Bashkinė e Lezhės. Auditet evidentuan nevojėn pėr pėrmirėsime tė infrastrukturės me kosto tė mirė pėr kėto ndėrtesa, pėr tė cilat do tė ulen kostot e energjisė elektrike dhe do tė pėrmirėsohet rehatia nė kėto ndėrtesa.
Pėr pėrmirėsimin e ofrimit tė shėrbimeve, Programi LGPA po punon me bashkitė partnere pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet e mbetjeve tė ngurta si dhe ato tė ujėsjellėsit dhe kanalizimeve. Bashkia e Gramshit dhe ajo e Librazhdit po marrin aktualisht asistencė teknike pėr hartimin e Planeve tė Pėrmirėsimit tė Shėrbimeve pėr sektorin e mbetjeve tė ngurta. Programi LGPA ofroi asistencė pėr hartimin e planeve tė biznesit pėr Landfillin e Bushatit si dhe pėr ndėrmarrjet e ujėsjellėsit nė Fier dhe Lezhė. Pėrveē kėsaj, u realizua trajnimi pėr shėrbimin ndaj klientit pėr ndėrmarrjet e ujėsjellėsit, pėr ato tė mbledhjes sė mbeturinave, si dhe pėr administratėn e bashkive nė tė dhjetė bashkitė partnere nė vitin 2010 me qėllim pėrmirėsimin e komunikimit dhe ndėrveprimit me konsumatorėt.
Me anė tė trajnimeve dhe asistencės teknike tė shtjelluar mė sipėr, komponenti i qeverisjes vendore ėshtė rritur dhe zhvilluar ndjeshėm nė sajė tė pėrpjekjeve tė Programit LGPA tė ndėrmarra nėn komponentit e rritjes sė ekonomisė vendore. Pėrmirėsimi i procedurave tė prokurimit do tė rrisė transparencės me qėllimin pėrfundimtar tė uljes sė kostos tė pėrfitimit tė mallrave dhe shėrbimeve tė prokuruara. Me anė tė praktikave mė tė mira tė administrimit tė pronave, bashkitė mund tė evidentojnė pronat qė mund tė jepen me qira apo tė shiten tek investuesit e sektorit privat me qėllim pėrmirėsimin e tyre. Pėrmirėsimi i vjeljes sė taksave i mundėson bashkive tė rrisin tė ardhurat e tyre pėr rritje mė tė madhe tė ekonomisė vendore. Mė shumė tė ardhura nga administrimi mė i mirė i pronave si dhe vjelja e taksave u mundėson bashkive partnere pėrmirėsimin e cilėsisė dhe efikasitetit tė shėrbimeve qė u ofrojnė bizneseve dhe qytetarėve dhe kthimin e qyteteve tė tyre nė mundėsi mė tėrheqėse pėr investues tė mundshėm dhe bizneset.
Komponenti 3: Angazhimi i Sektorit Privat dhe Shoqėrisė Civile. Bashkitė partnere tė Programit LGPA po forcojnė pėrfshirjen e grupeve tė shoqėrisė civile dhe biznesit nė procesin e qeverisjes vendore. Kjo ėshtė filluar me pėrfshirjen e sektorit privat dhe shoqėrisė civile nė komitetet e rritjes sė ekonomisė vendore, nė ngritjen e mekanizmave tė pjesėmarrjes nė hartimin e buxhetit, nė planifikimin urban, nė ofrimin e shėrbimeve dhe nė hartimin e materialeve promovuese dhe informative tė qeverisjes vendore.
Nė Fier, Fushė-Krujė, Kukės, Pogradec dhe Shkodėr, mendime dhe opinione tė tjera nga sektori i biznesit u pėrftuan me anė tė vėzhgimeve tė opinionit tė biznesit. Rezultatet e kėtyre vėzhgimeve u mundėsuan bashkive, anėtarėve tė komiteteve tė zhvillimit tė ekonomisė vendore dhe Programit LGPA tė kuptojnė mė mirė se si e shohin bizneset ekonominė e qytetit tė tyre dhe rrugėt e mundshme pėr pėrmirėsimin e tij. Nė faqen tonė tė internetit mund tė shkarkohen raportet pėr kėto vėzhgime.
Janė ngritur disa mekanizma pėr tė pėrmirėsuar komunikimin midis administratės sė bashkisė dhe qytetarėve. Kėto mekanizma janė faqet zyrtare tė internetit tė bashkive, zyrat e informimit publik, mjetet monitoruese, si dhe fletėpalosjet dhe broshurat. Uebsajtet u realizuan nė ato bashki partnere qė nuk kanė patur mė parė mundėsi dhe aftėsi teknike pėr tė mundėsuar praninė e tyre nė internet. Kėto bashki ishin Gramshi, Pogradeci, Librazhdi dhe Fushė-Kruja. Nė Bashkinė e Fushė-Krujės u ngrit edhe zyra e informimit publik. Broshura dhe fletėpalosje pėr taksat u realizuan pėr Bashkinė e Fierit, atė tė Lezhės, Korēės, Pogradecit dhe Shkodrės. Sė fundi, u krijuan mjetet monitoruese pėr tė vlerėsuar arritjet e bashkive partnere nė zbatimin e pėrparėsive vendore, pėrfshirė kėtu Fierin (zbatimin e planit strategjik) dhe Kukėsin e Korēėn (zbatimi i buxhetit vjetor).
Nė Korēė dhe Pogradec u ngritėn shoqatat e biznesit tė vogėl, kurse nė Lezhė, Librazhd dhe Elbasan pėrpjekjet pėr ngritjen e kėtyre shoqatave janė ende nė vazhdim. Shoqatat e Biznesit tė Vogėl po punojnė me bashkitė dhe drejtoritė rajonale tė tatimeve pėr tė zgjidhur ēėshtjet me tė cilat pėrballet biznesi i vogėl, pėr tė pėrmirėsuar bashkėpunimin si dhe pėr tė ulur informalitetin.
Programi LGPA ka vazhduar me "
Vėzhgimin e Qeverisjes Vendore", njė vėzhgim nė rang kombėtar tė kryer nga Instituti pėr Kėrkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA). Vėzhgimi ėshtė kryer dy herė nė 10 qytetet partnere tė Programit LGPA si dhe nė 10 qytete tė tjera pėr tė krahasuar gjetjet. Ky vėzhgim ėshtė kryer nė pranverėn e vitit 2008 dhe nė atė tė vitit 2009. Nė pranverėn e vitit 2011 do tė kryhet vėzhgimi pėrfundimtar. Rezultatet e vėzhgimit ndihmojnė Programin LGPA dhe bashkitė tė matin pėrmbushjen e pritshmėrive tė qytetarėve si dhe tė ndihmojnė nė evidentimin e burimeve pėr trajtimin e problemeve mė tė mėdha tė kėtyre bashkive dhe qytetarėve tė tyre.
Sė fundi, nėn programin e granteve tė vogla tė Programit LGPA, janė dhėnė 25 grante me vlerė mbi 476,000 dollarė amerikanė deri nė prill tė vitit 2010. Grantet janė pėrdorur pėr tė nxitur bashkėpunimin/partneritetet midis qeverisjes vendore dhe sektorit privat ose organizatave tė shoqėrisė civile si dhe pėr tė mbėshtetur zhvillimin e ekonomisė vendore nė bashkitė partnere.
Nisma Gjithėpėrfshirėse. Konferenca e parė e Praktikave mė tė mira u organizua nė 17-18 shtator 2009, me bashkėfinancim nga Shoqata e Bashkive tė Shqipėrisė dhe Universiteti Polis. Pėrfaqėsues nga 65 bashkitė e vendit, komunat, organizatat jo-qeveritare, zyrtarė tė pushtetit qendror, donatorė ndėrkombėtarė dhe aktorė tė tjerė tė interesuar u mblodhėn pėr Konferencėn e Praktikave mė tė Mira 2009 pėr t'u njohur dhe pėr tė mėsuar nga praktikat mė tė mira tė realizuara tashmė nga pushteti vendor nė Shqipėri. Konferenca u mundėsoi njėsive tė pushtetit vendor tė evidentonin arritjet e tyre mė tė fundit si dhe pėr tė pėrhapur teknikat e tyre tė pėrmirėsuar, duke inkurajuar kėshtu njėsitė e tjera tė qeverisjes vendore tė vinin nė zbatim praktika tė ngjashme nė territoret e tyre pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e qeverisjes vendore. Materialet e Konferencės u pėrpiluan nė njė botim, versioni elektronik i tė cilit mund tė shkarkohet nė faqen tonė tė internetit.