Sondazhi i Qytetarėve nė Nivel Bashkie
Raporti prezanton rezultatet pėrmbledhėse tė njė sondazhi tė qytetarėve nė nivel bashkie mbi punėn e qeverisjes vendore tė autorizuar nga projekti i LGPA/ USAID nė Shqipėri. Sondazhi u krye nga Instituti pėr Kėrkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA). Sondazhi i Qeverisjes Vendore u realizua gjatė muajit prill 2008 dhe konsistoi nė njė kampion tė rastėsishėm prej 4,774 qytetarėsh shqiptarė. Sondazhi kishte dy komponentė:
- Sondazhi i Bashkive tė Pėrzgjedhura, i cili mbuloi 10 bashki tė pėrzgjedhura nga projekti i LGPA si pėrfituesit e mbėshtetjes teknike nė fushėn e Zhvillimit tė Ekonomisė Vendore, Qeverisjes Vendore, dhe tė Pjesėmarrjes sė Shoqėrisė Civile dhe Sektorit Privat nė Kukės, Shkodėr, Lezhė, Fushė Krujė, Gramsh, Librazhd, Korēė, Pogradec, Fier dhe Himarė.
- Sondazhi i Bashkive Kontroll (krahasuese) qė pėrfshiu dhjetė bashki tė zgjedhura nė mėnyrė rastėsore tė cilat nuk janė pjesė e programit tė LGPA-sė. Sondazhi u krye pėr qėllime krahasimore tė bashkive pėrfituese tė asistencės kundrejt atyre jo-pėrfituese.
Nė kėtė raport, rezultatet prezantohen pėr secilin kampion: bashki tė pėrzgjedhura dhe ato kontroll (krahasuese). Nė kėtė mėnyrė, krahasimet mund tė bėhen ndėrmjet kampionit tė bashkive tė pėrzgjedhura dhe atij tė bashkive kontroll, si edhe ndėrmjet vetė bashkive tė pėrzgjedhura.
Praktika tė mira tė qeverisjes vendore 2009
Njėsitė e pushtetit vendor nė tė gjithė Shqipėrinė po vėnė nė zbatim praktika tė sofistikuara dhe novatore pėr tė pėrmirėsuar si cilėsinė ashtu edhe sasinė e shėrbimeve qė i ofrojnė qytetarėve dhe bizneseve tė tyre. Gjatė viteve tė fundit, njėsitė e pushtetit vendor nė Shqipėri kanė shfrytėzuar mundėsinė qė u ėshtė dhėnė nga decentralizimi mė i madh pėr tė pėrmirėsuar punėn e tyre dhe pėr tė ofruar shėrbime mė tė mira. Pavarėsisht vėshtirėsive tė klimės ekonomike, njėsitė e pushtetit vendor kanė pėrmirėsuar qeverisjen e tyre nėpėrmjet administrimit mė tė mirė tė taksave, zbatimit tė proceseve tė planifikimit me pjesėmarrje, menaxhimit mė tė pėrparuar financiar, rritjes sė monitorimit, planifikimit mė tė mirė urban dhe transparencės mė tė madhe.
Rastet studimore tė pėrfshira nė kėtė botim tė Praktikave mė tė Mira tė Bashkive 2009 ėshtė njė shembull i pėrqasjes novatore tė pėrdorur nga njėsitė e pushtetit vendor nė Shqipėri pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės. Ashtu siē e tregojnė edhe rastet studimore, kėto teknika po vihen nė zbatim me dhe pa mbėshtetjen e donatorėve tė huaj. Por, pavarėsisht burimit tė financimit, tė gjitha praktikat mė tė mira janė mbėshetur kryesisht nė burimet financiare dhe njerėzore tė njėsive tė pushtetit vendor si dhe kanė pėrdorur ekspertizėn teknike qė disponohet nė vend. Me vullnet politik, njėsitė e pushtetit vendor kanė kapacitetit tė pėrmbushin qėllimet e tyre.
Buletini statistikor 2008 i Bashkise Kor
This bulletin is designed to inform the citizens of Korēa and local actors about the expenditures and activities of Korēa municipality aiming at the improvement of good governance policies and transparency in policy-making.
Qyteti i Korēės shtrihet nė pjesėn juglindore tė Shqipėrisė dhe ėshtė njė nga qėndrat mė tė njohura tė kėsaj pjese. Korēa ngrihet nė njė lartėsi mesatare prej 850m mbi nivelin e detit. Ajo kufizohet nė veri me qytetin e Pogradecit i cili ndodhet 41 kilometra, nė jug me qytetin e Ersekės, 45 kilometra, nė lindje me Bilishtin, 27 kilometra, dhe nė perėndim me Skraparin. Qyteti i Korēės ndodhet 181 kilometra nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Ajo ka njė pozitė tė favorshme gjeografike pasi ndodhet nė rrugėt tregėtare qė lidhin Shqipėrinė me Maqedoninė (47km) dhe Greqinė (35km). Klima e saj ėshtė e karakterit kontinental, me dimėr tė ftohtė dhe me njė rritje tė theksuar tė temperaturės gjatė verės
Si njė qytet i vjetėr nga pikėpamja e moshės, ajo prezanton vlera tė mėdha historike dhe kulturore, ku pėrmenden nė mėnyrė tė veēantė arkitektura, urbanistika, monumentet e kulturės dhe tė artit. Vitet e fundit Korēa konsiderohet si Qyteti i Festave, pėr numrin e madh tė aktiviteteve dhe pjesėmarrjes nė to, duke promovuar trashėgiminė kulturore dhe duke e pasuruar atė me elemente tė rinj.
Nė brendėsi tė turizmit nė Himarė
Sektori i turizmit ėshtė pėrcaktuar si njė sektor prioritar pėr zhvillimin ekonomik tė bashkisė Himarė. Si i tillė ai ka vėmendjen kryesore tė bashkisė e cila konkretizohet me investime pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn dhe shėrbimet publike, pėr tė pėrmirėsuar informacionin dhe shėrbimet e tjera ndaj turistėve dhe qytetarėve. Gjithashtu puna e bashkisė mund tė konsiderohet si njė mbėshtetje e fuqishme ndaj sektorit tė biznesit tė lidhur me turizmin qė gradualisht pritet tė shndėrrohet nė njė sektor tė fuqishėm fitimprurės pėr tė gjithė zonėn e Himarės.
Materiali qė po ju paraqesim ėshtė pjesė e punės pėr pėrmirėsimin e informacionit dhe komunikimit me turistėt, bizneset dhe qytetarėt nė bashkinė e Himarės. Ai u pėrgatit nga Agjencia Rajonale e Zhvilllimit Fier dhe bashkia Himarė nė kuadrin e asistencės sė Programit tė Qeverisjes Vendore nė Shqipėri LGPA financuar nga USAID.
Gjetjet e vrojtimit do ti shėrbejnė bashkisė Himarė pėr tė pėrmirėsuar punėn nė planifikimin dhe realizimin e shėrbimeve publike dhe ndaj qytetarėve si dhe shpresojmė qė ky publikim dhe aktivitetet e tjera tė ndėrmarra pėr njohjen e tij tė arrijnė tek bizneset turistike pėr tė ndikuar nė pėrmirėsimin e larmishmėrisė, kushteve dhe cilėsisė sė fjetjes, ngrėnies dhe aktiviteteve e mundėsisve tė tjera pėr argėtim dhe ēlodhje.
Guidė pėr operatorėt turistik pėr Qarkun e Fierit
Qarku i Fierit shtrihet nė pjesėn jug-perėndimore tė Shqipėrisė. Kufizohet nga veriu me Qarkun e Durrėsit, nė veri-lindje me Qarkun e Elbasanit, nė lindje me Qarkun e Beratit, nė jug me Qarkun e Vlorės dhe nė perėndim me detin Adriatik. Sipėrfaqja e tij ėshtė 1.887 km2, ndėrsa popullsia 484.438 banorė. Popullsia nė zonėn urbane pėrbėhet nga 194.191 banorė, kurse nė zonėn rurale nga 290.227 banorė. Pėrbėhet nga tre rrethe: Fier, Lushnje dhe Mallakastėr. Ka 6 bashki (qytete), 36 komuna dhe 276 fshatra.
Profili ekonomik i kėtij rajoni paraqet njė raport tė ekuilibruar midis prodhimit dhe konsumit. Kjo zonė e cilėsuar nė tė gjitha kohėrat si hambari i Shqipėrisė, mbart nė vetvete kapacitete tė tilla prodhuese qė dėshmohen qė nė kohėt antike me tė gjitha llojet bimėsisė sė kultivuar drurėve frutorė, vreshtarisė, ullishtave, bletarisė, shpendėve dhe gjedhėve tė imėta e tė trasha.Tregjet e kėtij rajoni janė tė mbushura me prodhime tė bollshme stinore dhe bėhen ndėrkohė edhe furnizuesit kryesorė tė tregjeve tė tjerė tė rajoneve fqinjė. Lidhjeve harmonike tė klimės me begatinė e tregut tė bollshėm e tė freskėt stinor, i shtohet edhe bashkekzistenca harmonike fetare e komuniteteve tė ndryshėm tė banorėve qė jetojnė e punojnė nė kėtė rajon.
Plani i Biznesit 2009-2013 Shoqėria Ujėsjellės Kanalizime Fier Sha
Shoqėria Ujėsjellės-Kanalizime Fier ishte njė nga shoqėritė e para ujėsjellės-kanalizime nė Shqipėri qė u pėrzgjodh pėr zbatimin e njė Programi pėr Pjesėmarrjen e Sektorit Privat. Objektiva kryesore e zhvillimit nga ana e Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit e Telekomunikacionit nėn atė Program,iI cili u realizua me mbėshtetjen financiare tė Bankės Botėrore, ishte zbatimi i njė kontrate menaxhimi me skemė pagese me motivim, qė pėrfshinte disa qytete. Kjo bėhej me qėllim pėrmirėsimin e shėrbimeve tė furnizimit me ujė dhe kanalizimeve dhe arritjen e qėndrueshmėrisė financiare nė shoqėritė pjesėmarrėse nė atė kontratė, qė ishin Durrėsi, Fieri, Lezha e Saranda.
Nė gusht tė vitit 2003, ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe operatorit privat Berlinėasser Gmbh, u nėnshkrua njė kontratė menaxhimi pėr Shoqėrinė Ujėsjellės-Kanalizime Fier, e financuar nga Banka Botėrore. Nė atė datė, Kontraktori Menaxhues mori pėrgjegjėsi tė plotė pėr administrimin e menaxhimin e katėr shoqėrive tė sipėrpėrmendura.
Katalogu i Aseteve Vendore tė Bashkisė Gramsh
Ky katalog i pėrgatitur me asistencėn e Projektit tė USAID pėr Qeverisjen Vendore nė Shqipėri ėshtė njė tentativė e parė drejt njė menaxhimi mė efektiv tė aseteve tė Bashkisė Gramsh. Ne besojmė se ai do te jetė njė mjet i domosdoshėm nė promovimin e mundėsive ekonomike lokale, tėrheqjen e investimeve vendase dhe tė huaja nė territorin qė ne administrojmė, gjenerimin dhe rritjen e tė ardhurave vendore si dhe njė prezantues i mirė i mundesive qė Bashkia Gramsh mund tė ofrojė nė drejtim tė realizimit tė partneriteteve publik privat.
Guidė pėr Monitorimin e Buxhetit Lokal
Pushteti vendor nė Shqipėri ka filluar funksionimin prej mėse 15 vjetėsh dhe pas reformės sė decentralizimit tė viteve 2000 ka arritur tė konsolidohet si njė pjesė e rėndėsishme e pushtetit ekzekutiv nė nivelin rajonal dhe lokal pėr ushtrimin efektiv dhe me efiēencė tė funksioneve dhe shėrbimeve publike. Nė kėtė kuptim decentralizimi ėshtė shoqėruar edhe me decentralizimin financiar dhe fiskal qė ka sjellė njė zhvendosje tė fondeve publike drejt pushtetit vendor duke i dhėnė kėtij tė fundit autoritet dhe autonomi nė mbledhjen dhe shpenzimin e kėtyre fondeve. Megjithėse decentralizimi financiar mbetet akoma nė proces dhe sasia e fondeve publike nė pėrdorim tė pushtetit vendor ėshtė relativisht e ulėt nė krahasim me sasinė e fondeve publike nė dispozicion tė pushteteve vendore nė vendet e tjera tė rajonit tė Ballkanit apo mė gjerė, gjithsesi shqetėsimi i publikut, komuniteteve dhe shoqėrisė civile pėr mėnyrėn sesi shpenzohen dhe pėrdoren kėto fonde publike nga ana e autoriteteve vendore ėshtė nė rritje.
Kjo Guidė hartohet si njė material udhėrrėfyes mbi financat dhe buxhetin vendor qė do ti shėrbejė pikėrisht anėtarėve tė Komitetit tė Monitorimit tė Buxhetit Lokal (KMBL) pėr tė rritur kapacitetet e tyre nė monitorimin e procesit tė buxhetit dhe tė gjithė atyre elementėve tė rėndėsishėm pėr njė menaxhim tė mirė dhe transparent tė fondeve publike duke pasur nė vėmendje efektivitetin dhe eficencen nė pėrdorimin e tyre.
Pėrmbledhje e qeverisjes vendore nė Shqipėri pėr qėllime huamarrjeje
Statusi i pushtetit vendor filloi tė ndryshonte nė muajin maj tė viti 1998 me nėnshkrimin e Kartės Evropiane tė Pushtetit Vendor si dhe me hartimin dhe miratimin e Kushtetutės sė re tė Shqipėrisė. Sipas Kushtetutės, Shqipėria ėshtė shtet unitar me dy nivele tė pushtetit vendor: bashkia/komuna nė nivelin e parė dhe qarku nė njė nivel mė tė lartė. Pushteti vendor nė Shqipėri bazohet nė parimin e decentralizimit tė pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit tė autonomisė vendore.
Qė nga viti 1998, u hodhėn disa hapa tė rėndėsishėm pėr tė krijuar njėsitė autonome tė pushtetit vendor me autoritetin e plotė pėr tė administruar njė pjesė tė rėndėsishme tė sektorit publik. Modeli shqiptar i decentralizimit u formua edhe mė tej nė Strategjinė Kombėtare pėr Decentralizimin dhe Autonominė Vendore, e cila u miratua nga Qeveria qėndrore nė vitin 2000.
.
Kompleksi "Planeti i Sportit" nė Korēė - Projekt Partneriteti Publik-Privat
Shqipėria aktualisht nuk ka njė qendėr kompleksi sportiv qė tė ofrojė veprimtari sportive dhe shėrbime tė plota fizioterapeutike. Kjo situatė ėshtė pjesėrisht pėr shkak tė faktit se gjatė 15 viteve tė fundit, sporti dhe kultura nuk kanė qenė pėrparėsi i politikave shtetėrore.Fatmirėsisht, qyteti i Korēės ka trashėguar njė kompleks sportiv, i vetmi nė vend. Ky kompleks u ndėrtua gjatė periudhės 1975-1980, por aktualisht ai ėshtė jashtė funksionit dhe i papėrdorshėm.
Bashkia, me ndihmėn financiare nga Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar (USAID) ka pėrfunduar planin urban pėr kėtė zonė, e cila lejon pėr ndėrtimin e disa fushave sportive tė atletikės; njė stadium futbolli me pėrmasa olimpike; njė stadium atletike; disa qendra stėrvitore (palestra) pėr gjimnastikė, basketboll, volejboll, dhe peshėngritje, njė pishinė tė mbuluar, dy qendra fizioterapeutike, njė hotel me 126 dhoma dhe me dy salla konferencash, tė cilat do tė ofrojnė shėrbime pėr sportistėt dhe sportdashėsit, si dhe shumė ambiente dhe shėrbime tė tjera, pėrfshirė kėtu restorantet, dyqanet sportive, parking, mjedise tė gjelbėruara, etj.
Pse duhet njė udhėzues pėr administrimin e taksave vendore
Transferimi i funksioneve dhe kompetencave nga pushteti qendror nė atė vendor ėshtė shoqėruar me mjetet e nevojshme financiare nga buxheti i shtetit ose me tė drejtėn pėr tė gjeneruar tė ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Aktualisht pushteti vendor ka njė autonomi substanciale nė lidhje me autoritetin dhe rolin pėr tė gjeneruar tė ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Taksat dhe tarifat vendore pėrbėjnė njė burim tė rėndėsishėm financiar tė buxhetit tė pushtetit vendor.
Hartimi i strategjisė pėr PPP nė Korēė dhe plani i investimeve kapitale nė Pogradec
Programi i Qeverisjes Vendore nė Shqipėri (LGPA) po punon me dhjetė bashki nė tė gjithė Shqipėrinė pėr tė nxitur forcimin ekonomik lokal, pėrmirėsimin e qeverisjes vendore, dhe forcimin e rolit dhe angazhimit tė shoqėrisė civile dhe tė sektorit privat nė zhvillimin lokal. LGPA ka pėr qėllim qė tė inkurajojė dhe tė lehtėsojė rritjen e punėsimit, dhe tė ardhurave, veēanėrisht qė tė rrisė bazėn e taksueshme nė nivel lokal. LGPA ka siguruar asistencė teknike dhe trainim tė vazhdueshėm pėr personelin e tė gjitha bashkive tė pėrfshira nė projekt.
Programi i Qeverisjes Vendore nė Shqipėri (LGPA) i USAID po asiston bashkitė e Korēės dhe tė Pogradecit qė tė rrisin kapacitetet dhe tė pėrmirėsojnė menaxhimin e aseteve, nė menyrė qė tė pėrmirėsohen dhėnia e shėrbimeve publike nėpėrmjet njė proēesi me pjesmarrje tė gjerė tė qytetarėve nė vendim-marrje.
Bashkia e Korēės ka zgjedhur tė rrisė vlerėn e aseteve publike pėr qėllimin e zhvillimit tė tregut tė ndėrtimit si dhe pėrmirėsimin e kushteve tė strehimit pėr familjet nė nevojė, duke zhvilluar njė Projekt tė Partneritetit Publik Privat pėr Zhvillimin e Tokės pėr Qėllime Tregu dhe Banesa Sociale, duke pėrdorur nje truall bashkiak i cili ėshtė transferuar nė pronėsi tė saj kohėt e fundit.
Shėrbimet e qeverisjes vendore, pėrgjegjshmėria dhe zhvillimi i ekonomisė vendore - Sondazhi i bashkive 2009
LGPA kryen njė sondazh tė pėrvitshėm nė tė gjitha bashkitė pėrfituese1 tė programit tė LGPA-sė dhe nė dhjetė bashki tė tjera, jo pėrfituese tė ndihmės sė LGPA-sė, tė quajtura si bashkitė kontroll. Sondazhi i autorizuar nga projekti i LGPA/USAID nė Shqipėri dhe i kryer nga Instituti pėr Kėrkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) shėrben pėr: (i) Matjen e nivelit tė vlerėsimit tė qytetarėve ndaj shėrbimeve tė ofruara nga bashkia dhe ndaj performancės sė pėrgjithshme tė administratės vendore; (ii) Ndjekjen e progresit tė bėrė nga bashkitė gjatė viteve; (iii) Krahasim tė rezultateve ndėrmjet bashkive pėrfituese kundrejt atyre jo-pėrfituese.
Intervistat u realizuan gjatė periudhės Prill-Maj 2009. Ky ėshtė sondazhi i dytė i zhvilluar nga IDRA. Sondazhi i parė u krye gjatė muajit Prill 2008. Sondazhi i Bashkive 2009 konsistoi nė njė kampion tė rastėsishėm prej 4800 qytetarėsh shqiptarė.