RRETH NESH
Lidhje me imazh tek faqja anglisht
Programi i Qeverisjes Vendore nė Shqipėri (LGPA) i Agjencisė pėr Zhvillim Ndėrkombetar tė Shteteve tė Bashkuara (USAID) punon me dhjetė bashki nė tė gjithė Shqipėrinė me qėllim qė tė mbėshtesė zhvillimin e ekonomisė vendore, tė pėrmirėsoje qeverisjen dhe tė forcojė pjesėmarrjen e shoqėrisė civile dhe sektorit privat nė zhillimin vendor. Bashkitė partnere tė LGPA-sė  janė Elbasani, Fieri, Fushė-Kruja, Gramshi, Korēa, Kukėsi, Lezha, Librazhdi, Pogradeci dhe Shkodėr.

Zhvillimi i Ekonomisė Vendore
LGPA do tė nxisė dhe lehtėsojė zhvillimin e ekonomisė vendore nė bashkite e synuara (pėrzgjedhura) nė mėnyrė qė tė rrisė investimet, te krijojė mundėsi per punėsim, tė rrisė tė ardhurat dhe sė fundmi tė rrisė bazėn e tatimeve dhe taksave. Nė secilėn bashki tė synuara do tė krijohet njė Komitet Bashkiak pėr Zhvillimin Ekonomik me pėrfaqėsim tė gjerė dhe bipartizan, duke pėrfshire edhe pėrfaqėsues tė sektorit publik, privat dhe shoqėrise civile. Komitetet Bashkiake pėr Zhvillimin Ekonomik do tė krijojnė njė vizion strategjik pėr zhvillimin e ardhshėm ekonomik tė bashkisė dhe do tė vendosin prioritete mbi veprimet e menjėhershme nė pėrputhje me planin afatshkurter tė zhvillimit ekonomik vendor. Komiteti do tė identifikojė mundėsitė ekzistuese pėr pėrmirėsimin e shėrbimeve publike tė cilat do tė cojnė nė thithjen e investimeve. LGPA do tė punojė me Komitetet Bashkiake pėr Zhvillimin Ekonomik pėr tė promovuar bashkinė dhe pėr tė identifikuar dhe tėrhequr investitorė tė mundshėm.

Qeverisje Vendore
LGPA do tė sigurojė mbėshtetje teknike dhe trajnim per stafin nė dhjetė bashkitė e synuara nė shumė cėshtje pėrfshirė mbledhjen e taksave, menaxhimin e aseteve, buxhetimin, huamarrjen, shpėrndarjen e shėrbimeve. Ky komponent njėherazi kontribuon dhe gjithashtu ēon mė tej pėrpjekjet e ndėrmarra nė komponentin e Zhvillimit tė Ekonomisė Vendore. Bashkitė do tė identifikojnė asetet qė mund tė jepen me qera dhe ato qė mund tė vihen nė dispozicion tė investitorėve private pėr t’u pėrmiresuar si rrjedhojė e njė menaxhimi mė tė mire tė tyre. Zhvillimi ekonomik si dhe permirėsimi i sistemit te mbledhjes sė taksave do t’i japė mundėsi bashkive tė rrisin tė ardhurat nga mbledhja e tyre. Rritja e te ardhurave nga nje menaxhim me i mire i aseteve si dhe mbledhja e tatimeve dhe taksave do t’u mundėsojė bashkive tė synuara tė pėrmirėsojnė cilėsinė dhe eficiencėn e sherbimeve tė ofruara qytetarėve dhe bizneseve.

Pjesėmarrja e Shoqėrise Civile dhe Sektorit Privat
Bashkitė e synuara do tė forcojnė pėrfshirjen e grupeve tė shoqėrise civile, grupeve tė vecanta tė interesit dhe komunitetin e biznesit nė procesin e qeverisjes vendore. Kjo do tė arrihet duke pėrfshirė shoqėrinė civile dhe sektorin privat nė Komitetet Bashkiake pėr Zhvillimin Ekonomik, duke ngritur mekanizmat e buxhetimit me pjesėmarrje, duke krijuar mjete tė komunikimit tė qeverisjes vendore sic janė gazetat dhe faqet e internetit. Transparenca e bashkive tė synuara do tė rritet si rezultat takimeve tė hapura tė kėshillit bashkiak, proceseve tė hapura pėr blerjet, dhėniet me qera dhe vėnien nė dispozicion tė aseteve tė bashkisė si dhe njė pocesi te hapur nė trajtimin e ēėshtjeve tė buxhetit.